Ballina Lajme nacionale E kërkon Gjykata Speciale, ish luftëtari i UÇK-së: Nuk shkoj, të dënojnë...

E kërkon Gjykata Speciale, ish luftëtari i UÇK-së: Nuk shkoj, të dënojnë një herë kriminelët që më vranë të afërmit!

134
SHPËRNDAJE

Faik Zogaj është ish luftëtari i radhës i UÇK-së, i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në Hagë. Lajmin e bëri të ditur ai vetë përmes një postimi në Facebook, ku sqaronte se i ka mbërritur ftesa e të akuzuarit për datën 21 mars, por ai nuk do t`i përgjigjet. “Të nderuar familjarë, miq dhe shokë. Dua t’iu informoj se më mbërriti një ftesë në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do t`i përgjigjem në 21.03.2020. Sepse, unë personalisht nuk e njoh këtë Gjykatë derisa ajo t’i dënojë kriminelët që i vranë njerëzit e mi të dashur brenda në shtëpi”, ka shkruar Zogaj.

Ai shtoi se është krenar me të kaluarën dhe se këtë lavdi, nuk mund t’ia njollosë askush. “Në tërë veprimtarinë time jetësore e atdhetare, asnjëherë nuk jam ndjerë më i nderuar dhe më i respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë germë nuk i heq të kaluarës sime në të gjitha periudhat e veprimtarisë që kam pasur! Lavdi Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Zogaj. Një ditë më parë, siç thotë Koha Ditore, edhe Fatmir Brajshori, njoftoi se nuk do t’i përgjigjet ftesës për të shkuar në Hagë.