Ballina Sport E kërkoi Totenhami, Lazio i paraqet ofertën e re Strakoshës

E kërkoi Totenhami, Lazio i paraqet ofertën e re Strakoshës

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gardiani i ekipit kombëtar kuqezi, Thomas Strakosha prej kohësh ka qenë në shenjëstrën e klubeve  europiane për t’u rrëmbyer nga Lazio. Ofertat e ardhura në adresë të 25-vjeçarit kanë detyruar Lazion që t’i paraqesin kontratën e re portierit të tyre.

Oferta shkon në 2 milionë euro në sezon, nga 1,2 milionë euro që përfitonte. Kontrata më e re, sipas mediave italiane, është paraqitur nga drejtori sportiv, Igli Tare. Me “joshjen” e re  nga Lazio parashikohet një kontratë që zgjasë deri në 2025 dhe me bonuset, portieri i kombëtares kuqezi mund të fitojë deri në 2,5 milionë euro në sezon.

----

Totenhami ishte një nga ekipet që i kishte bërë një ofertë ndaj gardiani të portës kuqezi, me qëllim për të gjetur një pasues për Hugo Lloris. Por media italiane e japin të sigurt se Strakosha është drejt rinovimit të kontratës duke qëndruar për disa vite Itali.

----- ----