Ballina Showbiz “E kanë rrahur dhe…”, aktorja shqiptare rrëfen vuajtjet e të atit: Ka...

“E kanë rrahur dhe…”, aktorja shqiptare rrëfen vuajtjet e të atit: Ka shitur cigare e lëngje për të… (FOTO)

181
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në një intervistë për “Ftesë në 5”, aktorja e njohur kosovare, Erza Ramuka, ka rrëfyer vuajtjet e babait të saj. Ajo u shpreh se në moshën 9-vjeçare, i ati i saj ka dalë duke shitur në rrugë lëngje dhe cigare.

“Që në moshën 9 vjeçare, jo për të mbijetuar, por ishte fëmijë i gjallë që donte të arrinte qëllimet e tij dhe ti tregonte familjes që ‘unë ia dal’, babi ka qenë duke shitur lëngje te kufiri, në rrugë, nëpër makina… Kur u rrit filloi të shiste edhe cigare, naftë… jo përmes doganës, jashtë doganës, jashtë pikës kufitare. Ka kaluar një kohë të vështirë kur një fëmijë nuk ka pasur të drejtë të punoj aq më pak punë që janë të vështira. Tregon që e kanë rrahur, ia kanë marrë mallin, fitimin dhe gjithçka që ka bërë gjatë kësaj kohe,”- tha ajo e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

Ndërkohë nga ana profesionale, aktorja bukuroshe ka realizuar një film me metrazh të shkurtër për babain e saj ku rrëfen eksperiencën e tij.

“Kur e xhirova filmin kisha shumë emocione. Unë thosha nuk mundem ti xhiroj ndërsa ai i ka përjetuar. Nuk bëj dot këtë skenë dhe babai e ka përjetuar live. Ka qëndruar në rrugë shumë gjatë për të ndihmuar familjen”, tregoi aktorja.

---- ----
----
-----
-----