Ballina Showbiz “E kam braktisur, nuk më hy në sy”, Hygerta Sako flet për...

“E kam braktisur, nuk më hy në sy”, Hygerta Sako flet për Durrësin: Nuk gjej… (FOTO)

136
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

“Nata e Durrësit” ishte tema e radhës në emisionin e njohur “Soiree”. Moderatorja e njohur, Jonida Shehu, kishte mbledhur disa nga personazhet publikë që janë pikërisht nga ky qytet.

Një ndër të ftuarit ishte edhe ish-Miss Albania 1995, Hygerta Sako. Moderatorja sportive e tha troç se e ka braktisur qytetin e saj të lindjes dhe tashmë nuk ka dëshirë që të shkojë atje.

Ajo iu referua ndryshimeve dhe transformimeve që i kanë ndodhur Durrësit. “Unë e kam braktisur, unë kam shkuar në ekstrem. Nuk më hy në sy. Unë nuk shkoj në Durrës, sepse nuk gjej më asgjë nga ajo çfarë kam përjetuar dhe unë kam përjetuar fëmijëri shumë të bukur”, është shprehur Hygerta Sako.

---- ----
----
----- ----
-----