Ballina Lajme Bota/Rajoni ‘E helmuar nga rivalet’, qindra luftëtarë Zulu në funeralin e mbretëreshës Mantfombi...

‘E helmuar nga rivalet’, qindra luftëtarë Zulu në funeralin e mbretëreshës Mantfombi në Johannesburg

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Qindra luftëtarë fisnorë të veshur me lëkurë leopardi bënë paradë në funeralin e mbretëreshës Zulu Mantfombi sot në Johanesburg të Afrikës së Jugut, mes pretendimeve se është helmuar nga gratë rivale vetëm një muaj pasi u shpall pasuese e të ndjerit mbret Goodwill Zwelithini.

Figurat tradicionale fisnore shoqëronin trupin e 65-vjecares në rrugët e Johannesburg për funeralin privat në tokat e vjetra fisnore të popujve Këa-Zulu Natal.

Vdekja e Mantfombi vjen në kulmin e një lufte të ashpër për pasues, mes pesë grave dhe 28 fëmijëve që la pas i ndjeri mbreti Zwelithini, dhe kjo jo vetëm për titullin por dhe për pasurinë e tij të gjerë në toka, te llogaritur ne 3 milione hektare.

Mes akuzave të ndryshme në media ishin dhe ato që testamenti i mbretit është falsifikuar dhe se Mantfombi është vrarë me urdhër të rivaleve të saj.

Princesha Thembi, një nga motrat e Zwelithini, mohoi dje pretendimet duke thënë për gazetarët: “Po na bëni të dukemi si vrasës”.

Ndërkohë gruaja e parë e mbretit Sibongile Dlamini, e martuar me ish-monarkun prej vitit 1969, ka nisur veprim ligjor për të përfituar fronin, duke pretenduar se ajo është gruaja e tij e vetme dhe se fëmijët e mbretit nga martesa të tjera nuk janë trashëgimtarë të ligjshëm.

Sibongile pretendon të trashëgojë gjysmën e pronave të mbretit, ku përfshihen rreth 3 milionë hektarë tokë.

Veprimi i saj ligjor nisi kur Mbretëresha Mantfombi u shpall pasuese e përkohshme pas vdekjes së mbretit më 12 mars.

Mbreti Zwelithini kishte paguar çmimin e lartë prej 300 bagëti kur e mori të ndjerën si grua në 1977, dhe kjo forcoi statusin e saj mes mbretëreshave. Çifti lindën tetë fëmijë së bashku.

Por ajo vdiq papritur më 29 prill pasi kaloi disa ditë në spital.

The post ‘E helmuar nga rivalet’, qindra luftëtarë Zulu në funeralin e mbretëreshës Mantfombi në Johannesburg appeared first on KOHA.

---- ---- ----
-----