Ballina Lajme nacionale E grushtoi gazetarin, Prokuroria hap rast ndaj Endrit Shalës

E grushtoi gazetarin, Prokuroria hap rast ndaj Endrit Shalës

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Endrit Shala sërish do të përballet me ligjin.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka hapur rastin ndaj Minsitrit Endrit Shala për sulmin ndaj gazetarit Ensar Ramadani.

Lajmin e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

“Me urdhër të prokurorit është hapur rasti për veprën penale ‘sulmi’. Prokurori ka autorizuar policinë për dhënien e deklaratave të personave në rast”, tha Ulaj për Sinjalin. Ende nuk dihet nëse sot është intervistuar Shala nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, gazetari Ensar Ramadani dje u nis për në QKUK për të marrë informacion mbi gjendjen shëndetësore të Luan Malokut, këshilltar i kryetarit të Nismës Soacialdemokrate, Fatmir Limajt, i cili kishte mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Ndonëse shkoi për të plagosurin, vetë gazetarit i është dashur të marr tretman mjekësor në QKUK, pasi siç ka raportuar është goditur me grusht nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Ensar Ramadani ka rrëfyer për Gazetën Sinjali sesi rrodhi ngjarja deri te sulmi që iu bë nga Shala në praninë e dy policëve të cilët as nuk e arrestuan, e as nuk e shoqëruan në stacionin policor ministrin.

“Mbrëmë kam qenë në redaksi dhe jemi njoftuar se ka ndodhur një plagosje. Redaksia më ka dërguar në QKUK te Emergjenca për të marrë pamje dhe informacion lidhur me të plagosurin. Në momentin që kam qenë duke qëndruar aty, ka ardhur ministri në detyrë, unë kam qenë duke e fotografuar. Ai ma ka kërkuar telefonin për të mi fshirë fotot dhe unë kam refuzuar. Në atë moment më ka goditur në prezencë të dy zyrtarëve policorë”, tregon gazetari.

---- ----
----
-----
-----