

Ajo mund të jetë vetëm 150 centimetra, por 41-vjeçarja di gjithmonë se si të vendosë në pah këmbët e saj.
Bëhet fjalë për Kourtney Kardashian, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen me një foto që ka postuar në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ka ditur se si këmbët e saj të dukeshin sa më joshëse.
Në foton në fjalë, motra më e madhe e familjes Kardashian shfaqet e veshur e gjitha me të zeza teksa qëndron e ulur në një karrige, me këmbët e vendosura njëra mbi tjetrën.
Kourtney shfaqet gjithashtu edhe me një qëndrim të sigurt në fytyrë, ndërsa ekspozon me shumë vetëbesim këmbët e saj të veshura me geta të zeza.