Ballina LifeBizare E gjeta tek një butik….unë e di se çfarë kërkon një mashkull!

E gjeta tek një butik….unë e di se çfarë kërkon një mashkull!

44
SHPËRNDAJE

E dini për çfarë nuk duan të flasin kurrë njerëzit? Për urrejtjen. Xhelozinë apo dhe tradhëtinë. Shumë nga ne, i ngatërrojnë të gjitha këto akte. Sidomos femrat! Kur them femrat e kam fjalën, se ato flasin më shumë për to kudo dhe kurdo. Kot thonë, se është parrukeria, vendi ku merr i merr vesh të gjitha. Jo, kjo është jehonë rurale.

Nëse ke pak fat, mund të gjendesh në kohën dhe vendin e duhur për të kuptuar thelbin e së gjithës kësaj.

Unë qëllova në butik. Të jem e sinqertë, në një butik burrash.

Tek Cacharel! Ç’doja aty? Të dashurin që nuk kam.

-Burrat… i adhurojnë femrat sipas mënyrës së tyre! -dëgjova aty duke kërkuar për disa xhaketa që mund t’i shkonin këtij tipit që kam në mend. Fjalë këto që dilnin nga goja e një zonje me një portret shumë interesant. Fliste qetë. Ëmbël. E pashë që po vinte drejt meje e buzëqeshur. Mesa duket i pëlqeu ç’po zgjidhja në gjithë atë arsenal mashkullor.

– Ke shije, më tha! I buzëqesha. Të them të drejtën, u ndjeva edhe keq. Doja t’i thoja mbase : Pak dije…por jo shije! Nuk e bëra! Ajo ishte e veshur aq bukur, sa me shumë stil arrita t’ja vjedh me shikim markën e çantës, këpucëve dhe fustanit. Të gjitha Network.

-Mos bëj kurrë të vështirën, me një burrë të vështirë, më tha në fund duke më lenë një këmishë meshkujsh në dorë, të sapoardhur në Cacharel. Pastaj iku…

M’u kujtua Mopasani kur shkruante përgjatë një tregimi një dialog mes një dukeshe dhe konteshe (kjo e fundit kishte tradhëtuar të shoqin, e nuk dinte si të hiqte ndjesinë e fajit)

-Ç’të bëj me paratë që kam në çantë?, i thoshte dukeshës e përlotur.
-Me ato, para – ia kthente tjetra- bliji një dhuratë të thjeshtë tët’ shoqi.

Kështu dhe kjo puna ime sot. E dini për çfarë duhet të flasin më shumë njerëzit. Për gjërat që nuk kanë …dhe do të kenë.

Meqë ra fjala, unë xhaketat “Atij” ia mora.

©Copyright Gazeta SHQIP