
Numri i të vdekurve në mbarë botën nga koronavirus ka kaluar 100,000, sipas të dhënave të përditësuara nga Universiteti Johns Hopkins. Ndërkohë numri i të prekurve është rreth 1.6 milion qytetarë në rang global.
Në SHBA, vdekjet u ngjitën në 16.700, ku gjysma e tyre ishin në shtetin e New York. Megjithatë, ka shenja shprese, pasi në disa shtete kryesore, po bie numri i të infektuarëve.
Një ditë më parë New York, raportoi për 777 të vdekur, ndërsa në total janë mbi 7800 viktima nga Covid-19.
Duke përdorur shërbimet e Bujanoci.Net - ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Ne së bashku operojmë në të gjithë botën dhe përdorim cookies për statistika, personalizime dhe reklama. Lexo më shumë