Ballina Showbiz E ëma është mbështetësja më e madhe dhe Rina Balaj s’mund të...

E ëma është mbështetësja më e madhe dhe Rina Balaj s’mund të ishte më e lumtur se kaq

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Rina Balaj është një ndër artistet më në zë të momentit në tregun muzikor shqiptar. Edhe pse prej pak vitesh në tregun muzikor shqiptar, ajo ka arritur të bëhet një ndër reperet më të preferuara për publikun dhe ka sjellë disa këngë që janë kthyer menjëherë në hite.

Prej disa kohësh, Rina ka bërë me dije se po punon për të sjellë projektin më të ri që do të titullohet “Bad Rosita”. Tashmë ka përfunduar dhe xhirimet e klipit dhe e vetmja gjë ka mbetur publikimi. Një ndër mbështetësit më të mëdhenj të saj është dhe e ëma dhe këtë e ka treguar edhe njëherë me një postim që ka publikuar së fundmi.

Rina ka publikuar një bisedë që ka bërë me të ëmën, të cilën e ka pyetur për dukjen e saj në klip. “Shumë mirë, si artiste e viteve ’80”, i ka shkruar e ëma. Kujtojmë që Rina po shijon prej disa kohësh lidhjen e dashurisë me Sin Boy. /abcnews.al

The post E ëma është mbështetësja më e madhe dhe Rina Balaj s’mund të ishte më e lumtur se kaq appeared first on Abc News.

---- ----
-----