Ballina Sport E duan klubet më prestigjioze/ Strakosha vë në siklet Taren, drejtori sportiv...

E duan klubet më prestigjioze/ Strakosha vë në siklet Taren, drejtori sportiv kërkon zëvendësuesin

12
SHPËRNDAJE

Në vitet e fundit forma e Thomas Strakoshës u ka bërë përshtypje e ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane. Te Lazio janë përpjekur që ta mbajnë gardianin kuqezi, por drejtori sportiv Igli Tare e di mirë se kjo nuk ka për të qenë aspak e lehtë.

Klubet prestigjioze janë gati që të paguajnë shuma të mëdha për ta blerë. Tare, është duke piketuar zëvendësuesin e Strakoshës për t’i paraprirë një largimi të mundshëm të 25-vjeçarit, kundrejt një oferte joshëse.

“SerieBneës”, raporton se drejtuesit e klubit të kaltër, kanë piketuar ish-portierin e Udinezes Skufet, si zëvendësuesit ideal të Strakoshës. 23-vjeçari aktivizohet si i huazuar te skuadra e Specias.

Gardiani italian debutoi në moshën 17-vjeçare në Serinë A, me fanellën e Udinezes, por më pas e ardhmja e tij ka rezultuar një zhgënjim. Gjithsesi te Lacio, besojnë se Skufet ka shumë për të dhënë dhe mund të rikthehet shumë shpejt në nivelet e larta.

-----