Ballina LifeBizare ”E diell”, guxon! Dashuri në ekran, Olti Curri pjesë e programit

”E diell”, guxon! Dashuri në ekran, Olti Curri pjesë e programit

74
SHPËRNDAJE

Është folur dhe shkruar shumë se do të ketë një rubrikë në programin “E diell” që do të thyejë tabu dhe do të sjellë tjetër lloj spektakli tek publiku shqiptar. Bëhet fjalë për “PërPuthen”, rubrikën ku dy vajza do të njihen me djem të ndryshëm konkurrentë dhe në fund të sezonit do të përzgjedhin edhe mashkullin e tyre ideal.

Nëse jeni të njohur me programin italian “Uomini e Donne” me siguri e kuptoni lehtë edhe formulën e “Perputhen” pasi është një version i të njëjtës strukturë, tejet të suksesshme në Itali dhe vjen tashmë në Top Channel për të sfiduar mentalitetin shqiptar si dhe për të dhuruar show argëtues.

“Përputhen” na ka njohur deri më tani me dy vajzat të cilat do të dalin në njohje me djemtë konkurrentë dhe ato janë Antonela Koçi dhe Ina Kollcaku. Ndërkohë surprizë mbeten ende djemtë që kanë aplikuar për t’u njohur me vajzat si dhe mënyra se si do të zhvillohet e gjithë rubrika.

Nga dita e nesërme, ‘Përputhen’ do të fillojë me kandidatët e interesuar për t’i marrë zemrën vajzave dhe kjo s’do të jetë risia e vetme. Ekipi me në krye autoren Olsa Muhameti ka menduar që të fortifikojë pozitën e këtij reality-show me një prurje të fuqishme.

Të Dielave, do të jetë opinionisti më i njohur Olti Curri, ai i cili do të na shoqërojë me komentet e tij për të gjithë ecurinë që do e marrin ngjarjet, që nga njohja e vajzave me djemtë kandidatë, e deri tek zhvillimi i të papriturave të tjera gjatë rrugës. E moderuar nga Nevina shtylla dhe Edi Manushi, pritshmëritë janë të larta. Jemi gjithë sy e vesh për tu njohur me formatin dhe historitë që do të lindin nga njohjet atje.

-----