Ballina Lajme nacionale E dhimbshme, mërgimtari humb jetën duke punuar

E dhimbshme, mërgimtari humb jetën duke punuar

14
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti tragjik në vendin e punës.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në Lerma, ku shqiptari ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash.

K. Sotiri ka qenë duke punuar për të siguruar rrugën që të çon në varrezat e komunës malore, ku po vendoste një rrjetë teli në një mur që kishte rënë në mënyrë të përsëritur, kur ra nga lartësia prej 20 metrash.

Ekipi i ndihmës së shpejtë ndërhyri me helikopter për të shpëtuar 57-vjeçarin, por aksidenti rezultoi fatal për jetën e tij, përcjell albinfo.ch.

-----