Ballina Lajme nacionale E dhimbshme: Ky është i riu i cili humbi jetën sot pas...

E dhimbshme: Ky është i riu i cili humbi jetën sot pas ngjarjes tragjike në Prishtinë

90
SHPËRNDAJE

Në Prishtinë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë.

Rreth orës 16:00, në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit, në Prishtinë si pasojë e të shtënëve me mjete zjarri është privuar nga jeta një person dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se i privuari nga jeta është B. Mehmeti, rreth 40-vjeçar.

Ndërkaq të lënduarit janë babai me dy djemtë e tij.

Babai me dy djemtë mbetën të lënduar nga të shtënat me mjet zjarri në Prishtinë.

Deri më tani Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë prangosur dy persona për këtë incident, ndërkaq zyrtarisht ende nuk dihen motivet e këtij rasti, por që dëshmitarët i kanë thënë lajmi se deri te ky incident ka ardhur si pasojë e një konflikti pronësor.

-----