Ballina Lajme nacionale E çuditshme: Kaq nxehtë si tash ka qenë vetëm para një shekulli

E çuditshme: Kaq nxehtë si tash ka qenë vetëm para një shekulli

6
SHPËRNDAJE

Çfarë po ndodh me motin: Kaq nxehtë si tash ka qenë vetëm para një shekulli.

Edhe pse jemi futur në fund të tetorit, dhe po i afrohemi fillimit të muajt nëntor, temperaturat verore janë prezente

Ndonëse po i afrohemi nëntorit, duket sikur temperaturat verore do të ulën, edhe pse orët e para janë të freskëta, mesdita sjell temperatura maksimale deri në 26 gradë. aspak të zakonshme për periudhën ku ndodhemi.

Sipas Meteoballkan, sinoptikanët kanë bërë një krahasim të këtij fakti me atë të thuajse një shekulli më parë.

Nga arkivat rezulton se në vitin 1939 shihet një ngjashmëri me gjendjen sinoptike me tetorin e këtij viti.

Madje, në atë kohë ishte edhe më nxehtë dhe temperatura maksimale kishte arritur deri në 33 gradë Celsius, por vala e nxehtësisë ishte më e shkurtër, shoqëruar edhe me reshje shiu, ndryshe nga viti aktual.

Megjithatë, në atë vit, rezultoi që dimri i 1940’ës ishte mjaft i ashpër, ndërsa mbetet për ta parë se si do të jetë edhe dimri i 2020’ës.