Ballina Sport E bujshme, Thiago Silva arrin akordin me Chelsea-n!

E bujshme, Thiago Silva arrin akordin me Chelsea-n!

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Fillimisht u përfol për një kalim të tijin te Evertoni aty ku do të ribashkohej me Carlo Ancelottin. Më pas në media qarkulluan zërat për një marrëveshje me Fiorentinën për një rikthim të mundshëm në Serie A, por mesa duket asnjëra nga këto nuk do të ndodhë, pasi e ardhmja e Thiago Silvës pritet të jetë në Premier League por te Chelsea.

Qëndërmbrojtësi brazilian mbylli eksperiencën me PSG pas finales së humbur ndaj Bayernit mbrëmjen e së dielës, dhe duke iu referuar shkrimeve që vinë nga mediat franceze ka arritur marrëveshjen me Chelsean për t’u transferuar në Premier League.

Frank Lampard ka nevojë për brazilianin për t’i shtuar eksperiencë prapavijës së skuadrës së tij. Nuk dihet ende termat e kontratës që Silva pritet të firmosë me Chelsea-n, ndërkohë që vetë lojtari pas sfidës ndaj Bayernit në Champions tha se shpreson që një ditë të rikthehet në një rol drejtuesi te Paris Saint Germain.

“Ishte ndeshja ime e fundit si lojtar i PSG. Jam i trishtuar, por do të kthehem në një rol tjetër në të ardhmen. Për momentin dua të luaj edhe 3-4 vite dhe të jem pjesë e Brazilit në Kupën e Botës në Katar”, tha pas ndeshjes Silva për RMC Sport.

---- ----
----
-----
-----