Ballina Arti E braktisur si gërmadhë lufte, shtëpia “muze” e Dritëroit drejt shembjes totale,...

E braktisur si gërmadhë lufte, shtëpia “muze” e Dritëroit drejt shembjes totale, institucionet: S’kemi para

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Në fshatin Menkulas të Devollit aty ku lindi dhe jetoi shkrimtari i madhi Dritëro Agolli sot nuk ka asnjë gjurmë të tij.

E vetmja ndërtesë që u projektua për të qenë shtëpi-muze sot është kthyer në një ngrehinë që nuk ka asgjë të përbashkët me atë se çfarë duhej të ishte në të vërtetë.

Sami Begolli është një nga miqtë e vjetër të Dritëroit. Ai sot ndihet i lodhur nga çdo gjë dhe nuk ka besim se dikush do ta ndërtojë përsëri ndërsa refuzon të flasë rreth saj. Por nuk nguron te shprehet se Menkulasin askush nuk do ta vizitonte nëse nuk do të ishte Dritëroi.

Avni Hoxha 92 vjeç, tregon se një figure të shquar si Dritëroi nuk po i jepen vlerat e duhura dhe mjaft i revoltuar kërkon të përfundohet shtëpia-muze, për mikun e tij që nga fëmijëria.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë Devoll shprehet se projekti për rindërtimin e kësaj ndërtese është gati, por bashkia e Devollit nuk ka buxhetin për ta financuar dhe për këtë është duke pritur financim nga Ministria e Kulturës.

Dhe deri sa financimi te gjendet, Menkulasi duhet të krenohet vetëm me regjistrin e gjendjes civile që vërteton se i madhi Dritëro Agolli ka lindur në këtë fshat, pasi as banesën e shkrimtarit nuk e identifikojnë dot me emrin e tij.

---- ----
-----