Ballina Showbiz E bën “namin” në serial, ja me kënd ishte e martuar Sumru...

E bën “namin” në serial, ja me kënd ishte e martuar Sumru në jetën reale

71
SHPËRNDAJE

Dikur ishte e martuar, por sotë është single.

Sumru është njëra prej protagonisteve të serialit “Mos ma lësho dorën”.

Në këtë telenovelë ajo përforcon edhe më shumë sterotipet për njerkat, ngase ajo sillet shumë keq me fëmijet e burrit të saj.

Në këtë rol luan aktorja e njohur turke Dolunay Soysert. Aktorja u lind më 25 mars 1973 në Adana të Turqisë, shkruan rtv21.

46 vjeçarja është e diplomuar në fakultetin e arteve në Stamboll. Ajo ka luajtur në disa role nëpër seriale dhe filma.

Sa i përket jetës së saj private, aktorja ka qenë e martuar me Sinan Tuzu në për 10 vjet nga 2006 në 2016. Tuzu njihet për rolin e Hakan në serialin Dashuri dhe Dënim përkrah aktorit të njohur Murat Yildirim.

Soysert aktualisht është beqare, të paktën nuk raportohet për ndonjë lidhje të saj

-----