Ballina Sport E ardhmja në Angli, dy klube të Premier në garë për mbrojtësin...

E ardhmja në Angli, dy klube të Premier në garë për mbrojtësin e Realit

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Raphaël Varane po zhvillon sezonin e fundit me Real Madrid. Mbrojtësi francez ka vendosur të mos rinovojë kontratën me kampionat e Spanjës (aktualja i përfundon vitin 2022).

27-vjeçari dëshiron të nisë një aventurë të re, ndërsa drejtuesit e klubit janë të detyruar ta shesin për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme.

Në garë për shërbimet e kampionit të botës me Francën, janë Chelsea dhe Manchester United. Trajnerët Tuchel dhe Solskjaer e cilësojnë si përforcimin perfekt për repartin e prapavijës.

Varane mban veshur fanellën e Real Madrid prej vitit 2011 dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar plot 18 trofe. Kartoni i tij kushton rreth 60 milion euro. /abcnews.al

The post E ardhmja në Angli, dy klube të Premier në garë për mbrojtësin e Realit appeared first on Abc News.

---- ----
-----