

Edhe pse ka shumë kohë që nuk ka sjellë ndonjë projet të ri muzikor, Anxhelina Hadërgjonaj vazhdon të jetë një nga femrat që komentohet shumë në rrjetet sociale.
Gjatë kësaj periudhe të izolimit për shkak të pandemisë koronavirus, ajo nuk ka lënë pas edhe pozat provokuese .
Një ditë më pare, Anxhelina ka publikuar disa foto nga albumi i karantinës. Në fotot në fjalë, ajo shfaqet seksi teksa ekspozon dekoltenë dhe komentet nga ndjekësit nuk kanë munguar.
Një prej tyre e ka akuzuar këngëtaren për ndërhyrje në gjoksit dhe Anxhelina nuk ia ka kursyer dy fjalë.
“Paske bo gjoksin”, i shkruan një ndjekës.
“Po si e gjete? Këto ditët e karantinimit më erdhi kirurgu në shtëpi”, i përgjigjet Anxhelina.