Ballina Lajme nacionale Dyshohet se u vetëhelmua me pesticide, vdes 15-vjeçarja në Berat

Dyshohet se u vetëhelmua me pesticide, vdes 15-vjeçarja në Berat

11
SHPËRNDAJE

Një 15-vjeçare nga fshati “Syzezë” në Urë-Vajgurore ka gjetur vdekjen pasditen e djeshme. Vajza është gjetur nga familjarët në banesë pa shenja jete dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Viktima E.Ç, 15-vjeçe është dërguar në morgun e Spitalit të Beratit ku po i nënshtrohet autopsisë, e cila do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes.

Paraprakisht, dyshohet se vajza është vetëhelmuar me pesticide,  por këto janë thjesht dyshimet e para, deri në daljen e përfundimit të raportit mjeko-ligjor dhe analizave.