Ballina Lajme nacionale Dyshohet se privoi nga jeta 45 vjeҫarin, merret vendimi për të dyshuarin

Dyshohet se privoi nga jeta 45 vjeҫarin, merret vendimi për të dyshuarin

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Është marrë vendimi për të dyshuarin e rastit të 45 vjeҫarit.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e ndalimit prej një muaji për të dyshuarin për rastin te nënkalimi në rrugën “Bill Clinton”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj ndalim për të dyshuarin N. B., lidhur me rastin e G. R. në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Vepra të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së ndalimit kundër të pandehurit N.B., për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Vepër nga neni 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit N.B i ka caktuar masën e ndalimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 20.07.2019 rreth orës 17.50 në Prishtinë në rrugën “Perandori Justinian” në shkallët e nënkalimit, pas mosmarrëveshjes verbale me të dëmtuarin fizikisht e ka goditur tani të ndjerin – të dëmtuarin G. R. në atë mënyrë që e ka goditur me grushte në pjesën e kokës dhe e ka shqelmuar me këmbë ku i ndjeri kishte rënë me shpinë në shkallë, duke pësuar me këtë rast lëndime e më pas për së shkak të lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë në emergjencë në QKUK në Prishtinë.

“Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, i njëjti mund të fshihet dhe mund të ikjes me qëllim që të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes, si dhe duke marrë parasysh faktin se për veprën penale për të cilën dyshohet, është i paraparë denimi mjaft i lartë, ekzistojnë arsyet e bazuara se i pandehuri po të gjendet në liri, do të mund të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehë, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në dëshmitarë, të dëmtuarit apo në pjesëmarrësit”, thekson Gjykata Themelore.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

---- ---- ----
-----