Ballina Lajme nacionale Dyshohet se është kidnapuar një vajzë në këtë lagje të Prishtinës

Dyshohet se është kidnapuar një vajzë në këtë lagje të Prishtinës

31
SHPËRNDAJE

Ngacmimet e vajzave në rrugë vazhdojnë të jenë të pranishme në vendin tonë.

Në një video të postuar në Facebook, mund të dëgjojmë zërin e një femre e cila është duke bëritur ku supozohet që mund të ketë qenë në rrezik nga ndonjë person për arsye të ndryshme.

Rasti ka ndodhur dje në afërsi të “Rrugës B” në Prishtinë.

Në videon e postuar është shkruar kështu:

Keto jane britmat e nje vajze ne kerkim te shpetimit nga nje kidnapues e keqtrajtues i mundshem, ne naten e mbremshme, ne afersi te Rruges B.

Keto jane britmat e nje njeriu qe i ndalet hapi ne gjysme, i mbytet liria edhe i kerkohet me jetu mbyllun.

Sipas ketij populli, vajza ka faj pse del naten, pse nuk shoqerohet prej babes a vellait. Keto jane britmat e nje vajze qe shpetoi mbreme vec pse kamarieret e nje kafici aty prane kane qene te guximshem mjaftueshem edhe e kane shpetu.

Ama britmat edhe vaji i vajzave e grave eshte ma i bukur se e qeshuna e tyne. Vaji kalon pa verejtun, edhe e qeshura denohet. Keqtrajtohen ne pike te dites, kidnapohen, po s’ka shume rendesi kjo, se grate ashtu keshtu s’kane rendesi.

(Videoja nuk eshte e imja, por e nje shoqes, qe nuk guxoi me raportu rastin ne polici, se para ca vitesh kur e kishte raportu nje rrahje, “gabimisht” polici ne detyre e kishte shenuar si te dyshuar)

Me gjase vajza mbreme nuk e ka raportu rastin hic, e arsyet vec dihen.

-----