Ballina Lajme Bota/Rajoni Dyfishohet numri i të prekurve nga koronavirusi në anijen luksoze, por njerëzit...

Dyfishohet numri i të prekurve nga koronavirusi në anijen luksoze, por njerëzit vazhdojnë…(FOTO)

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dyfishohet brenda natës numri i personave të infektuar nga koronavirusi, në bordin e anijes gjigante në portin japonez Jokohama.

Sipas mediave të huaja janë konfirmuar edhe 10 raste të tjera në vetëm pak orë, duke e çuar në 20 numrin e të prekurve. Kjo e shtuar frikën për përhapjen masive të këtij virusi.

Pasagjerët tek të cilët është konfirmuar koronavirusi janë dërguar në spitalet më të afërta, me qëllim që të kryhen teste e nevojshme.

Por, pavarësisht se numri i të prekurve po rritet ndjeshëm, pasagjerët u panë duke biseduar nëpër ballkonet e anijes ditën e sotme.

Në anijen “Princesha e diamantit” gjenden 3700 persona, që prej dy javësh janë futur në karantinë nëpër kabinat e tyre dhe po vëzhgohen nga autoritetet lokale të portit japonez.

---- ----
----
-----
-----