Ballina Sport Dybala në merkato, dy klube angleze gati të paguajnë 70 milion €

Dybala në merkato, dy klube angleze gati të paguajnë 70 milion €

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, mund të largohet nga bardhezinjtë në fund të sezonit. Kontrata e argjentinasit është drejt përfundimit dhe deri më tani nuk ka asnjë sinjal rinovimi nga të dy palët.

“Zonja e Vjetër” mesa duket do ta lërë të lirë dhe klauzola për të gjithë klubet që e duan 27-vjeçarin është 70 milion euro. Sipas raportimit të “France Football”, dy klube angleze janë të gatshëm ta paguajnë atë vetëm e vetëm për ta pasur në ekip Dybala.

 

Bëhet fjalë për Chelsea dhe Tottenham, që kanë një garë mes tyre për shërbimet e Dybala. Deri në këtë fazë të sezonit, sulmuesi numëron 16 ndeshje dhe ka shënuar tre gola e ka dhuruar 2 asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al

The post Dybala në merkato, dy klube angleze gati të paguajnë 70 milion € appeared first on Abc News.

---- ----
-----