
Dy titullarët e Juventusit, Paulo Dybala dhe Daniele Rugani e kanë fituar betejën me COVID-19. Sulmuesi argjentinas dhe mbrojtësi italian së bashku me mesfushorin francez Blaise Matuidi ditë më parë rezultuan pozitiv me koronavirus, por mesa duket Dybala dhe Rugani e kanë hedhur pas krahëve dhe janë shëruar nga ky virus vdekjeprurës.
Kjo nuk mund të thuhet ende me siguri të plotë por siç raporton Gazzetta Dello Sport, tamponi i parë që kanë kryer dy lojtarët ka rezultuar negativ. Në ditët e ardhshme dy lojtarët do të kryejnë edhe tamponin e dytë për të verifikuar nëse janë shëruar plotësisht nga koronavirusi. Një lajm i shkëlqyer ky për Juven që tani prêt që edhe Blaise Matuidi të ketë të njëjtin fat.