Ballina Lajme nacionale Dy zyrtarë të lartë amerikanë vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Dy zyrtarë të lartë amerikanë vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këtë javë dy zyrtarë të lartë amerikan do të qëndrojnë në Kosovë.

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, do të vizitojnë këtë javë Kosovën dhe Serbinë, për të shprehur, siç thanë, mbështetje për dialogun midis dy vendeve.

Murphy, senator demokrat, dhe Johnson, republikan, do të udhëtojnë bashkë me një delegacion të Kongresit që do të vizitojë Rusinë, porse atyre dy Moska ua ka ndaluar hyrjen.

“Rusia nuk na lejon brenda, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetjen dypartiake për Qeverinë e re të Ukrainës dhe për dialogun e vazhdueshëm midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha në një postim në Teitter senatori Chris Murphy.

Murphy dhe Johnson janë kritikë të zëshëm të Kremlinit, transmeton rel.

Vizita e tyre në Ballkan vjen në kohën kur flitet për përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

---- ----
----
----- ----
-----