Ballina Lajme Bota/Rajoni Dy ton kokainë në Peru, jepet vendimi për boksierin serb të lindur...

Dy ton kokainë në Peru, jepet vendimi për boksierin serb të lindur në Kosovë (FOTO)

174
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me 17 vite burg është dënuar boksieri serb, David Cufaj për pjesëmarrje në një grup kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ekzaktësisht, Cufaj u arrestua ne vitin 2017 në Peru për shkak të një ngarkese prej 2 ton kokainësh e cila ishte e destinuar të kalonte nga Peruja drejt Europës, e më saktë drejt Belgjikës. Ajo kapte vlerën e 174 milion dollarëve.

Por kush është David Cufaj?

27- vjeçari lindi në Kosovë dhe më pas u rrit në Bosnjë dhe Hercegovinë për shkak se familja e tij që kur ai ishte i vogël u zhvendos në Sarajevë.

Ai ka shtetësi serbe dhe ka zhvilluar disa ndeshje si boksier. Cufaj ka përfituar prej marrëdhënieve mes grupeve kriminale ballkanike dhe atyre të Amerikës Latine, duke u bërë krahu i djathtë i Jose Carlos Uljon Rohas, që u arrestua bashkë me Cufajn.

Cufaj luante rolin e financierit në trafikun ndërkombëtar të kokainës në Peru dhe disa media kanë aluduar se ai ishte i lidhur me Miss Peru Kamili Kanikobi.

---- ----
-----