Ballina Lajme nacionale Dy të vdekur e katër të lënduar në një aksident të rëndë...

Dy të vdekur e katër të lënduar në një aksident të rëndë trafiku

67
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Rahovec.

Dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Bernjak të Rahovecit, të premten pasdite.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Ajo ka thënë se me të marrë informatën, “patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”.

Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurt dyshohet të ketë sjellë te aksidenti mes dy veturave.

---- ----
----
-----
-----