Ballina Lajme nacionale Dy të vdekur dhe 166 raste të reja me COVID-19

Dy të vdekur dhe 166 raste të reja me COVID-19

9
SHPËRNDAJE

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se në 24 orët e fundit në Kosovë dy persona kanë vdekur nga COVID-19, derisa janë regjistruar 166 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Numri total i rasteve pozitive është 17.757 raste nga 86.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 661 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.062”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë./21Media

The post Dy të vdekur dhe 166 raste të reja me COVID-19 appeared first on RTV21.

-----