Ballina Lajme nacionale Dy të rinjtë vdiqën në autostradë, vjen rrëfimi i familjarëve të tyre

Dy të rinjtë vdiqën në autostradë, vjen rrëfimi i familjarëve të tyre

18
SHPËRNDAJE

Dy të rinjë kanë humbur jetën sot në autostradë.

Nga një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” kanë mbetur të vdekur dy të rinj, njëri 25 vjeçar e tjetri 20.

Minutat e para të së shtunës në këtë vend kundër rregullave të komunikacionit ishte ndalur një autobus.

Nga ai mjet kishin zbritur Arianit Bytyqi e Gentrit Gallopeni.

Por ky moment doli të jetë tragjik për dy të rinjtë.

Ata gjetën vdekjen në urën e njëmbëdhjetë të autostradës “Ibrahim Rugova” gjegjësisht në segmentin Duhël – Suharkë.

Të ndjerët ishin duke punuar për kompaninë e udhëtimit “Sharr Travel”, Arianiti (25-vjeçar) ishte shofer, e Gentriti (20-vjeçar) konduktor.

Menjëherë pas kësaj ngjarje këtu dolën organet e rendit.

Ndërkohë, kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, tregon se si kishte ndodhur ngjarja .

Me sqarimin e rrethanave të këtij rasti po merret edhe polica.

Togeri Shaban Osmanollaj bën me dije se dy shofer të kompanisë janë në mbajtje.

Mëngjesi i së premtes ishte i kobshëm për familjen Bytyqi.

Kjo shtëpi ka hapur të pamën për djalin e tyre të vetëm, Arianitin, që vdiq aksidentalisht.

Babi i tij, Kadri Bytyqi, thotë se djali i tij ka një vit që punon në “Sharr Travel”.

Ai tregon se me rrogën që merrte mezi mbante veten.

Në anën tjetër, miku i Arianitit e përshkruan të ndjerin si njeri të urtë, i cili e ka bërë punën pa ankesa e me qejf.

Ditë zie kanë edhe familja Gallopeni nga fshati Doberdelan i Suharekës.

Djali i tyre ka punuar më shumë se dy vite në kompaninë “Sharr Travel”.

Prapa kamerave familja e të ndjerit kanë thënë se Gentriti nuk ka pasur asnjë problem me kompaninë.

Në anën tjetër, T7 ka kontaktuar kompaninë “Sharr Travel”, por e njëjta nuk ka pranuar të flasë për rastin.

Megjithatë, përmes rrjetit social Facebook kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

-----