Ballina Lajme nacionale Dy raste të tjera me koronavirus në Kosovë, shkon në 15 numri...

Dy raste të tjera me koronavirus në Kosovë, shkon në 15 numri i të infektuarve

39
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në Kosovë janë konfirmuar edhe dy raste të tjera me koronavirus, duke e çuar numrin e të prekurve në total 15.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga data 8 shkurt deri më 16 mars në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 263 mostra të dyshimta dhe gjithsej 15 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

MSH njofton se bëhet fjalë për dy të fejuar të ardhur nga Londra sot me datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër -Prishtinë.

Ata janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit “Adem Jashari”

“Të dytë kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars deri me datën 16.03.2020, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ dhe të përcjellë me auto ambulancë për në Klinikën Infektive-SHSKUK”, thuhet në njoftim.

Pacientët janë me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizren dhe tjetri nga komuna e Obiliqit, të dytë të moshës 26 vjeçare.

---- ----
----
-----
-----