Ballina Lajme Bota/Rajoni Dy raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Dy raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, deklaroi se janë regjistruar edhe dy raste të reja të koronavirusit në vend, ku numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arrin në nëntë dhe një nga pacientet është shëruar.

“Nga të gjithë pacientët e ekzaminuar sot, dy janë pozitiv në koronavirus. Ata janë dy persona nga Dibra, të cilët kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me tre të hospitalizuarit e mëparshëm. Janë fqinj, kanë pasur kontakte të shpeshta”, tha Filipçe

Të premten e kaluar u konfirmuan dy rastet e para të koronavirusit në Dibër, ku bëhet fjalë për dy bashkëshortë të moshës 62 dhe 68 vjeçare, të cilët kishin qëndruar në Italinë veriore.

Filipçe gjithashtu theksoi se të gjithë familjarët e tjerë që jetojnë në shtëpinë e njëjtë janë negativë në testin e koronavirusit, duke shtuar se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë.

Ai u kërkoi të punësuarve në sektorin shëndetësor që të mos shfrytëzojnë pushimet vjetore apo mungesat në punë gjatë kësaj periudhe.

---- ----
----
----- ----
-----