Ballina Lajme Bota/Rajoni Dy martesa, 3 lidhje të fshehta, së paku 5 fëmijë/ Mediat nxjerrin...

Dy martesa, 3 lidhje të fshehta, së paku 5 fëmijë/ Mediat nxjerrin zbuluar kryeministrin britanik (FOTO)

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe e dashura e tij Carrie Symonds njoftuan se janë në pritje të një fëmije, që pritet të lindë në fillim të verës.

Në Instagramin e saj, Symonds ndau një foto intime të saj dhe kryeministrit dhe shkroi: “Unë normalisht nuk do të postoja këtu diçka të tillë, por dëshiroja që miqtë e mi ta zbulonin nga unë.

Shumë prej jush tashmë e dinë, por për miqtë e mi që ende nuk e dinë këtë, ne u fejuam në fund të vitit të kaluar dhe kemi një foshnje që pritet të vijë në jetë në fillim të verës”, shkroi ajo.

Por, Johnson njihet për lidhje të shumta. Raportohet se kryeministri britanik ka pasur 2 martesa, 3 afera dhe së paku 5 fëmijë.

Martesa e tij e parë ishte në moshën 23-vjeccare me Allegra Mostyn-Owen në 1987 dhe përfundoi 6 vjet më vonë, pasi ai kishte edhe një lidhje të fshehtë me Marina Wheeler.

Ai u martua me Marina dhe gjatë 25 viteve me të, ai kishte edhe 3 lidhje të tjera jashtëmartesore.

Johnson kohët e fundit përfundoi divorcin e tij me ish-gruan Marina Wheeler, me të cilën ka dy vajza dhe dy djem.

Ndërsa ishte akoma i martuar, ai filloi të takojë këshilltaren e kundërshtarit të tij, Tory, bukuroshen Symonds dhe çifti besohet se kanë qenë në lidhje për afro dy vjet.

---- ----
----
-----
-----