Ballina Showbiz Dy këngëtaret shqiptare falin namazin, shfaqen të mbuluara me shami (FOTO)

Dy këngëtaret shqiptare falin namazin, shfaqen të mbuluara me shami (FOTO)

412
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dy këngëtaret e njohur, Çiljeta Xhilaga dhe Fjolla Morina, kanë treguar prej disa kohësh se janë besimtare të devotshme myslimane dhe kanë falur namazin duke mirëpritur muajin e shenjtë të Ramazanit.

----

Çiljeta ka postuar një foto në “Instastory” ku shfaqet e mbuluar me shami në ngjyrë të zezë ndërsa shkruan: “Sabah namaz”.

Ajo ka publikuar edhe një lutje në “Instagram”, për të gjithë besimtarët muslimanë, të cilët i uron për një nisje të mbarë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Mirë se erdhe Ramazan. Ramazani është mëshirë,mirësi nga ALLAHU. Agjerim të mbarë të gjithëve,Allah na pranoftë lutjet e na mbushtë zemrat me mirsi,na i pastroftë zemrat tona e ja beftë rrisk tër botës anembanë t’ja u hap zemrat për namaz e agjërim. Dashuria për Allah është fitorja jonë,”- shkruan Xhilaga në profilin e saj në rrjete sociale.

Ndërsa Fjolla ka postuar një foto ku shfaqet e mbuluar me një shall mbi kokë, ndërsa jep edhe një mesazh për ndjekësit e saj:

“Lutje në kohën e begatë të Syfyrit! Zot na fal e na mëshiro, na e dhuro Xhenetet e Përjetshme e mos na dëno”.

----- ----