Ballina Lajme nacionale “Dy-ftyrësia ” e Vuçiqit, kështu i ndryshoi deklarata për Kosovën

“Dy-ftyrësia ” e Vuçiqit, kështu i ndryshoi deklarata për Kosovën

56
SHPËRNDAJE

Aleksandar Vuçiq, duket se nuk i mban fortë fjalët dhe qëndrimet e tij.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka ndryshuar rrënjësisht deklaratat dhe qëndrimet e tij për Kosovën.

Instituti EPIK ka treguar dy fytyrat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes deklaratave që ka bërë për Kosovën në tri vitet e fundit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Demush Shasha nga Instituti EPIK, ka publikuar deklaratat e Vuçiqit që ka bërë në lidhje me Kosovën.

Përderisa më 5 maj të këtij viti, Vuçiq kishte thënë se Kosova është e pavarur, pa kaluar as një muaj ai ka ndërruar qëndrim duke thënë se “Kosova nuk do të jetë asnjëherë e pavarur”.

-----