Ballina Lajme nacionale Dy djemtë, 18 dhe 20 vjeç të paralizuar, babai kërkon ndihmë

Dy djemtë, 18 dhe 20 vjeç të paralizuar, babai kërkon ndihmë

25
SHPËRNDAJE

 

Bekimi dhe Agimi janë dy djemtë e familjes Ramadani nga fshati Gërçec i Shkupit. Njëri është 20 vjeç dhe tjetri 18 vjeç. Të dy vëllezërit janë me paralizë cerebrale.

Enveri, babai i dy djemve tha se e ka më të vështirë të kujdeset për djemtë që kur ka ndërruar jetë gruaja e tij.

Ai u shpreh se tani për djemtë kujdesen vajzat ndërsa ai thotë se nuk mund të punojë meqenëse edhe ai është i sëmurë.

“Nga kemi shkuar, mjekët thonë se fëmijët kanë paralizë cerebrale. Ne i kemi pasur në shumë vende, unë kam edhe një dëshirë që edhe tani të shoh mos po shërohen, nëse kam mundësi”, u shpreh Enver Ramadani.

Enveri deklaroi se nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të kërkojë ndihmë që ta ndihmojnë që të mund të kujdeset për fëmijët.

“Të më ndihmojnë, ndonjë ndihmë nëse doni të na ndihmoni se tjetër zgjidhje nuk kam. Dy fëmijët nuk ecin, vetë jam i sëmurë, për të gjithë neve kujdeset vajza”, tha ai.

Ramadani deklarii se merr një pension prej 9 mijë denarëve dhe me atë mundohet që të kujdeset për dy fëmijët e paralizuar.

Kjo familje kërkon ndihmë nga të gjithë personat human që në këtë kohë të vështirë të ia shtrijnë dorën e ta ndihmojnë, shkruan TV21./21Media

Numri Familjes
070-499-699

STOPANSKA BANKA AD- SKOPJE
200001934279611 MKD
Enver Ramadani

The post Dy djemtë, 18 dhe 20 vjeç të paralizuar, babai kërkon ndihmë appeared first on RTV21.

-----