Ballina Sport Dy beteja mes të fortësh dhe ndeshje delikate, Superiorja kthehet të mërkurën

Dy beteja mes të fortësh dhe ndeshje delikate, Superiorja kthehet të mërkurën

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mbrëmjen e djeshme me Partizani-Laçi u mbyll java e 21-të e Kategorisë Superiore. Nuk do të qëndrojmë shumë pa futboll sepse reshjet e dëborës që ranë në mesin e muajit bënë që të shtyheshin ndeshjet dhe të ngjishej sërish kalendari.

Superiorja kthehet të mërkurën, kur do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së 22-të. Në orën 13 janë planifikuar të luhen 3 ndehsje. Në “Selman Stermasi” bardheblutë sfidrojnë Bylisin dhe synojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve, pas triumfit të djeshëm ndaj Vllaznisë.

Në të njëjtën orë Partizani sfidon Apoloninë në Fier, me të kuqtë që kanë mundëis të mirë për t’u kthyer te fitorja, pas barazimit me Laçin. Ndeshja tjetër e orës 13:00 është ajo mes Skënderbeut dhe Kastriotit në Korçë.

Sy deshjet e tjera do të luhen në 16:00. Bie në sy beteja në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Vllaznisë, dy skuadra, që luftojnë për titullin kampion. Ndërkohë edhe ndeshja tjetër e kësaj ore është një betejë “titanësh”. Kukësi pret Laçin në “Elbasan Arena” në atë që mund të quhet një derbi.

---- ----
----
-----
-----