Ballina Lajme nacionale Dy asamblistë AAK-së në Vushtrri aderojnë në PDK

Dy asamblistë AAK-së në Vushtrri aderojnë në PDK

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dy asamblistë të AAK-së në komunën e Vushtrrisë kanë aderuar në PDK.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook.

Asamblistët që i janë bashkuar PDK-së janë Tetura Shartari e Basri Menxhiqi.

Ja postimi i plotë i Veselit:

Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një nismë imja dhe e PDK-së, por domosdoshmëri e kohës dhe interes i gjithë qytetarëve.

Prandaj u jam mirënjohës të gjithë atyre, që edhe pse më parë kanë përkrahur parti të tjera, tash i janë bashkuar kësaj lufte. Vetëm duke mposhtur korrupsionin dhe nepotizmin do të mund të ndërtojmë një të ardhme të lumtur për rininë në Kosovë.

Mirëseardhje në partinë tonë sot i urova Teuta Aruçi-Shartarit dhe Basri Menxhiqit, asamblistë të AAK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, Xhavid Mahollit, ish-kryetar i PD-së në Lipjan, si dhe Sadik Sallaukës, Urim Krasniqit dhe Asllan Shalës, anëtarë të kryesisë dhe themelues të Nismës në Prizren.

Së bashku do ia dalim ta çojmë PDK-në drejt fitores, sepse kur fiton PDK-ja fiton Kosova! Shpërndajeni këtë postim për të nxitur të tjerë që të na bashkohen!

---- ----
----
----- ----
-----