Ballina Lajme nacionale Dy aksidente me të lënduar

Dy aksidente me të lënduar

12
SHPËRNDAJE

 

Në autostradën Ibrahim Rugova rreth orës 18:15 janë shkaktuar dy aksidente trafiku me lëndime trupore ku te përfshira kane qene 4 automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar se në dy aksidentet janë lënduar 6 persona të cilët edhe kanë marrë trajtim mjekësor në Prizren.

‘’Njësiti për menaxhimin dhe kontrollin e autostradës i Policisë se Kosovës është marr me rastet dhe kane kryer procedurat e nevojshme ligjore’’, ka thënë Hoxha për portalin rtv21.tv

Hoxha gjithashtu ka bërë apel tek të gjithë pjesëmarrësit ne trafik, ne veçanti tek drejtuesit e automjeteve qe te respektojnë rregullat e trafikut, përfshirë këtu, kufizimin e shpejtësisë dhe mbajtjen e distancës ndërmjet automjeteve, ne mënyrë qe te shmangen aksidentet e tilla apo rrezikimi i sigurisë se përgjithshme në trafik.

Policia e Kosovës ndaj te gjithë atyre qe bien ndesh me rregullat ne trafik po ndërmerr dhe do te ndërmerr masa rigoroze./21Media 

The post Dy aksidente me të lënduar appeared first on RTV21.

-----