Ballina Lajme nacionale DW: Karantina godet më të varfrit në Shqipëri e Kosovë

DW: Karantina godet më të varfrit në Shqipëri e Kosovë

26
SHPËRNDAJE

Pasojat e karantinës në Shqipëri e Kosovë kanë goditur më keq ata, që edhe para krizës mezi e përballonin financiarisht muajin.

Me ndihmën gjermane po jepen ilaçe, ushqime e pajisje për familjet që kanë humbur punën. Në kohë krize solidariteti kthehet në nevojë.

Tani në pandeminë e koronavirusit kjo nevojë është edhe më urgjente sidomos për vendet e varfra me infrastrukturë shëndetësore të dobët, ku renditen ende vendet e Ballkanit Perëndimor.

Masat e karantinës kanë prekur sidomos më të dobtit e shoqërisë, të papunët, të sëmurët që nuk paguajnë dot barnat, të moshuarit.

Mjaft organizata humanitare që janë aktive në rajon prej kohësh po ofrojnë tani ndihmën e tyre në krizën e Covid 19. Mes tyre edhe organizata humanitare katolike, Renovabis me 29 vende partnere në Europën Lindore e Juglindore.

Nga viti 1993 Renovabis është aktiv edhe në Shqipëri e në Kosovë, me një partneritet të gjatë me organizatat e Caritasit Shqiptar dhe Dioqezës Prizren-Prishtinë në Kosovë.

“Mbështetja e Renovabis në këtë situatë është e qenësishme pasi vjen në një moment delikat”, tha për Deutsche Wellen, drejtori i Caritasit shqiptar, At Antonio Leuci, i cili e sheh përditë sa shumë familje janë prekur nga pandemia. “Familjet e varfra janë tani edhe më varfra, familjet vulnerable në zonat urbane e kanë më të dukshme varfërinë, por edhe në zonat rurale, varfëria është e dukshme, pasi mundësitë e tyre të jetesës nga bujqësia nga karantimi dhe mungesa e lëvizjes janë zeruar.

“Në 520 familje, rreth 1000 persona Caritasi Shqiptar po punon për të dërguar paketa ushqimore dhe higjienike. Shqipëria aplikoi masa shumë të ashpra për të përballuar pandeminë.

Caritas thotë se pas një karantine të gjatë nevojat kryesore të njerëzve janë artikujt ushqimorë, por edhe shumë artikuj higjienikë. At Antonio Leuci rendit kriteret kryesore që përdor organizata humanitare për përfituesit.

“Familjet me shumë fëmijë, ato me persona me aftësi të kufizuara, të moshuarit, të moshuarit që jetojnë vetëm, familjet e prekura nga tërmeti që jetojnë në tenda ose në kontenierë dhe familjet që kanë humbur punën nga pandemia.Edhe në Kosovë bashkëpunimi me Dioqezën Prizren-Prishtinë në kuadër të krizës së Coronës është në vijim.

Sipas drejtori të sektorit të projekteve të Renovabis, Martin Lenz, “ipeshkvi Dodë ka nevojë urgjente për dezinfektues, ilaçe dhe veshje mbrojtëse për t’i shpërndarë ato në 25 famullitë. Në raste të caktuara mund të shpërndahen edhe ushqime, sepse aktualisht furnizimi me ushqime po kthehet në disa raste në problem.

-----