Ballina Sport Duro: Kualifikimi mbahet mend! Sherri? Ka merita, por ka një problem

Duro: Kualifikimi mbahet mend! Sherri? Ka merita, por ka një problem

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Shpëtim Duro, trajneri i Laçit, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Betejë e vështirë, parashikohej kur luanin dy nga skuadrat më në formë. Patjetër ndjehem shumë mirë pas këtij kualifikimi”.

“Portieri? Patjetër ka merita Sherri, është një portier që ka cilësi shumë të mira. Gjatë lojës ishte në krye të detyrës. Ka pak probleme psikologjike. Është shumë i bukur për t’u parë, por ka pak tension. Mund të ecë përpara, por tensioni ndikon negativisht në disa raste”.

“Jemi kualifikuar me Flamurtarin para dy vitesh, edhe sivjet e kemi bilancin pozitiv. Është gjë e mirë për Laçin të kualifikohet në gjysmëfinale”, shtoi trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro. “Jam i mërzitur disi, Mazrekaj nuk është në 100 për qind. Xhixha gjithashtu ka probleme. Ka ngarkesë shumë tani, por kur fiton harrohen të gjitha”.

“Kemi pasur mungesa dhe kemi përballuar me të njëjtin formacion të gjitha ndeshjet. Kur fiton i harron të gjitha prej kënaqësisë. Duam t’i shkojmë deri në fund Kupës. Kërçiku kërkoi ndërrim në pushim, por sot e justifikoi veten.

Edhe Nwabueze ishte ndërrim i kushtëzuar, prandaj në fund vuajtëm pak. U hap skuadra në fund të kohës së rregullt. Në shtesë më pas ishim të kujdesshëm dhe arritëm të kualifikohemi. Këto janë ndeshje ku mbahet mend kualifikimi”. /abcnews.al

The post Duro: Kualifikimi mbahet mend! Sherri? Ka merita, por ka një problem appeared first on Abc News.

---- ----
-----