Ballina Sport Duro: E pafalshme vendosja te goli i pësuar, kartonët e verdhë më...

Duro: E pafalshme vendosja te goli i pësuar, kartonët e verdhë më shqetësojnë

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Laçi doli nga gara në Kupën e Shqipërisë. Kurbinasit humbën në Shkodër me Vllazninë dhe tani duhet të fokusohen në kampionat dhe mbi të gjitha të kalojnë këtë moment negativ. Trajneri Shpëtim Duro, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha:

Sigurisht kur humb do bëhet shkak diçka. Po luanim mirë deri në pësimin e golit, ishte e pafalshme vendosja. Goli në këto ndeshje i jep zemër kundërshtarit. Ishte gabimi ynë, ky është futbolli”.

“Harmon dhe Mazrekaj? Parashikova një ndeshje që mund të shkonte në shtesë. Kanë pasur ngarkesë dhe mendova t’i aktivizoj në pjesën e dytë”.

“E thashë që më erdhi keq për atë gol. E di kush gaboi, por nuk ka rëndësi ta përmend. I kishim ndarë detyrat. Më vjen keq. Patëm më shumë kontrollin e lojës në pjesën e dytë. Kishte momente që u bë lojë e mërzitshme, pasi kishte simulime për të ulur ritmin e lojës. Ishte një arsye të mbanin rezultatin. Nuk krijuam shumë raste, por kishim epërsi ndaj kundërshtarit në pjesën e dytë”.

“Sigurisht që në pushim kam kritikuar, nuk ka nevojë për emra. Patjetër më shqetëson edhe problemi i kartonëve. Skuadra ka qenë e karikuar dhe e tensionuar. Normalisht ndikojnë edhe rezultatet e fundit dhe shprehet në fushë.

Musta doli se kisha frikë që merrte të verdhin e dytë. Me 10 vetë përfundon gjithçka. Kemi pasur probleme dëmtimesh këto javë. Sot aktivizova një 17-vjeçar, Bytyçin, i cili duhet komplimentuar. Ishte hera e parë titullar dhe e justifikoi prezencën e tij”, tha Duro. /abcnews.al

The post Duro: E pafalshme vendosja te goli i pësuar, kartonët e verdhë më shqetësojnë appeared first on Abc News.

---- ----
-----