Ballina Lajme nacionale Duket si Donald Trump/Rama ‘përmirëson’ look-un elektoral (FOTO)

Duket si Donald Trump/Rama ‘përmirëson’ look-un elektoral (FOTO)

6
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Finiq për të vijuar takimet e tij elektorale, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie. Ndryshe nga daljet e tij të mëparshme, Rama është shfaqur në takim me kapele ku është stampuar numri 30, i cili simbolizon edhe datën 30 qershor të cilën pavarësisht dekretit të presidentit Ilir Meta, ai vazhdon ta quajë të pakundërshtueshme.

Me këtë pamje kryeministri duket pak si presidenti amerikan Donald Trump i cili gjithashtu përdorte vazhdimisht kapele gjatë fushatës për tu zgjedhur president i vendit më të fuqishëm në botë.

-----