Ballina Showbiz Duket së është shumë më e madhe në moshë, por ja sa...

Duket së është shumë më e madhe në moshë, por ja sa vite ka Azra

39
SHPËRNDAJE

Ajo u bë për ne e njohur me rolin e Hazallit në serialin, Fate të Kryqëzuara.

Aktorja e njohur turke, Alina Boz sot ka ditëlindjen, shkruan rtv21.tv .

Në bazë të dhënave në internet Alina ka lindur më 14 qershor të vitit 1998, që do të thotë ajo sot mbush 21 vjet. Alina është shumë e dashur për publikun edhe jashtë kufijve të Turqisë, së pari u bë e njohur në rolin e “Hazallit” në serialin “Paramparca”.

Me talentin e saj të aktrimit që e ka treguar me këtë rol asaj i janë hapur shumë dyer. Aktorja aktualisht është duke e luajtur rolin kryesor në serialin “Mos ma lësho dorën”. Me rolin e “Azrës” në këtë serial aktorja po pëlqehet tej mase. Alina Boz është një aktore turko-ruse.

Ajo ka lindur në Moskë, Rusi. Nëna e Alinës ‘Olga’ është ruse, ndërsa babai i saj është turk. Ajo ka jetuar në Rusi deri në moshën 7 vjeçare. Në vitin 2005, ajo shkoi në Stamboll për shkak të punës së babait të saj. Ajo filloi shkollën fillore në Stamboll. Pasi u zhvendos në Turqi, ajo filloi të mirret me vallëzim dhe teatër.

-----