Ballina Sport Dueli i radhës midis Juves dhe Interit bëhet për belgun Mertens

Dueli i radhës midis Juves dhe Interit bëhet për belgun Mertens

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Duelet midis Interit dhe Juves nuk mbarojnë kurrë. Sa në fushë, aq edhe jashtë saj. Në merkato ka një futbollist që të dyja klubet e duan.  Sulmuesi belg Dries Mertensn nuk do ta rinovojë kontratën me Napolin e pret fundin e sezonit që të jetë i lirë për të vendosur për të ardhmen e tij.

----

Deri tani shumë klube europiane janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e belgut, por sipas mediave italiane, beteja më e madhe do të jetë në Itali.

Zikaltrit janë gati t’i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare me pagë rreth 5 milionë euro në sezon, ndërsa po përdorin edhe kartën Lukaku, shokun e Mertens te kombëtarja belge, që po përpiqet ta bindë këtë të fundit të luajnë bashkë edhe në Milano.

Nga ana tjetër në orët e fundit ka qenë Maurizio Sarri që u ka kërkuar drejtuesve të Juventusit të marrin Mertens, pasi tekniku i bardhezinjve ia njeh mirë cilësitë belgut dhe e di se mund ta përdorë në disa role në sulm.

Për më tepër, me Bernardeschin, Higuain e Douglas Costën drejt largimit, belgu Mertens do të shndërrohej në një futbollist të rëndësishëm për skemat e Sarrit dhe një rezervë e denjë si për Cristiano Ronaldon, ashtu edhe Dybalën. Megjithatë momentalisht klubi bardhezi i ofron sulmuesit vetëm dy sezone kontratë.

----- ----