Ballina Sport Duele të forta dhe tentativa për përmbysje, ditë betejash në Europa League

Duele të forta dhe tentativa për përmbysje, ditë betejash në Europa League

3
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
PSG-Manchester City dhe Real Madrid-Chelsea janë dy duelet gjysmëfinale në Champions League, teksa sot do të mësojmë edhe katër ekipet më të forta të Europa League. Duke nisur prej orës 21:00 fillojnë sfidat e dyta të raundit çerekfinal. Ekipet udhëtuese arritën rezultate fantastike në përballjet e para.

Roma-Ajax është dueli më i zjarrtë i mbrëmjes. Verdhekuqtë e Fonsecas fituan 1-2 me përmbysje në Amsterdam javën e kaluar dhe janë më të favorizuar në lidhje me kualifikimin. Me një këmbë në gjysmëfinale është edhe Manchester United. Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer ndodhet në formë të shkëlqyer dhe sot pret në “Old Trafford” Granadën, që e mposhti 0-2 në Spanjë.

Duel tepër interesant ai mes Slavia Prague dhe Arsenalit. Kampionët e Çekisë, pjesë e të cilëve është edhe Peter Olayinka (ish-lojtar i Skënderbeut dhe Bylisit), janë rritur shumë vitet e fundit. Sonte do të presin në fushën e tyre Arsenalin e Mikel Artetës. Ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1 dhe çështja e kualifikimit është me e hapur se kurrë.

Sfida e fundit është ajo mes Villareal dhe Dinamo Zagreb. Spanjollët fituan 0-1 takimin e parë në kryeqytetin kroat, por Dinamo e Lirim Kastratit do të tentojë një tjetër përmbysje të madhe pas asaj që kreu në raundin e kaluar ndaj Tottenhamit të Jose Mourinhos. /abcnews.al

The post Duele të forta dhe tentativa për përmbysje, ditë betejash në Europa League appeared first on Abc News.

---- ----
-----