Ballina Lajme Bota/Rajoni Dubai, viza “të arta” për profesionistët kundër pandemisë

Dubai, viza “të arta” për profesionistët kundër pandemisë

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan sot qëllimin e tyre për të dhënë të drejtën e “residencës së artë” për 10 vite për të gjithë doktorantët, mjekët, inxhinierët në fusha të ndryshme, profesionet më të mobilizuara në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri.

Rreth 90% e rreth 10 milionë banorëve të vendit të pasur të Gjirit janë punonjës të huaj që përfitojnë viza afatgjata.

Vendi kishte vendosur tashmë “residencat e arta” 10-vjeçare për investitorët dhe për punonjësit e kualifikuar.

“Ne kemi miratuar sot dhënien e residencës së artë për një periudhë 10-vjeçare për të gjithë titullarët e një doktorature, të gjithë inxhinierët në fushën e inxhinierisë informatike, elektronike, programacionit, elektriciteti dhe bioteknologjisë”, njoftoi kryeministri Mohammed ben Rached Al-Maktoum.

“Residenca e artë” do t’u jepet gjithashtu titullarëve të diplomave të specializuara në inteligjencën artificiale “big data” apo epidemiologji”, theksoi në një mesazh në Twitter, kryeministri, që drejton gjithashtu Dubain, një prej shtatë emirateve që përbëjnë vendin.

Emiratet kanë regjistruar deri tani rreth 150 000 raste me koronavirusin e ri, prej të cilëve 530 të vdekur.

---- ----
----
-----
-----