Ballina Sport “Dua tituj me Romën”, Kumbulla: Shqiptarët të fortë, kënaqesha në shtëpinë e...

“Dua tituj me Romën”, Kumbulla: Shqiptarët të fortë, kënaqesha në shtëpinë e gjyshërve

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të mirë shqiptarë në Europë dhe transferimi te Roma ka shkuar mirë, duke arritur të ambientohet dhe të jetë një nga lojtarët më të mirë në repartin difensiv.

Së fundmi ai ka folur për La Gazzetta dello Sport, ku ka treguar rreth atdheut dhe kombëtares së tij, Shqipërisë dhe aventurës së re në Romë. Ëndrra e Kumbullës është Katar 2022.

SHQIPTAR I RRITUR NË ITALI – “Unë me të vërtetë dua të jem një shembull, për të ndihmuar shumë shqiptarë që jetojnë në Itali. Dua të bëhem shembull për shumë të rinj. Unë jam lindur dhe rritur në Itali, kam kulturë italiane brenda meje dhe jam i lumtur për këtë.

Por në shtëpi, sigurisht, kam fituar edhe atë shqiptare. Asnjëherë. Edhe pse familja ime është me origjinë nga Shkodra, në veri të Shqipërisë. Unë jam rritur në Itali, por e mësova gjuhën nga prindërit e mi”.

JETA NË ATDHE – “Asnjëherë nuk jam ndjerë larg, edhe tani që kam më pak kohë për të shkuar në Shqipëri për shkak të angazhimeve. Si fëmijë shkoja me pushime, qëndroja me gjyshërit për një muaj e gjysmë, ishte bukur.

Vitet e para që shkova në Lezhë, në det, gjyshërit ishin zhvendosur atje. Pastaj morëm një shtëpi në Shkodër dhe jetuam më shumë në qytetin e origjinës. Qytet i veçantë”.

 

COVID-19 – “Një përvojë e hidhur, megjithëse nuk isha keq, thjesht isha pak i lodhur ditët e para. Por me mbi njëqind mijë të vdekur, është e qartë se është një nga momentet më të këqija në historinë e Italisë. Herët ose vonë do të dalim prej kësaj situate, kur nuk e di. Por kam ndjesinë se zgjidhja e problemit nuk është aq afër sa shpresohej”.

KRIZA EKONOMIKE – “Covid-19 e ka kthyer botën përmbys, jo vetëm futbollin. Kjo tashmë është parë në merkaton e fundit, me pak transferime dhe pak investime krahasuar me të kaluarën”.

 

PIKË REFERIMI NË KOMBËTARE – “Po, por nuk e mendoj shumë. Përgjegjësia ndonjëherë mund t’ju çojë të bëni gabime, është më mirë të mos mendoni për të. Kur ka më pak presion, gjithçka është më mirë”.

SHQIPËRIA NË KATAR 2022? – “Është ëndrra ime. Ne jemi një vend i vogël, ai objektiv është i vështirë. Por ne shqiptarët jemi të fortë, popull patriot, arrijmë ta plotësojmë boshllëkun me karakterin dhe dëshirën për të mbërritur”.

 

TRANSFERIMI NË ROMË – “Në fillim kam luftuar, qyteti është i madh. Pastaj në Verona nuk kam jetuar as në qendër, por në periferi. Është një botë krejt tjetër: përvoja e parë jashtë shtëpisë, hera e parë që ndërrova skuadra. Në fillim ishte e komplikuar, por tani ndihem si në shtëpi. Trajneri Fonseca më ndihmoi shumë të rritesha”.

E ARDHMJA – “Unë jam i ri. Mundohem të jap më të mirën time, duke ditur se mund të përmirësohem. Por një nga ëndrrat e mia të mëdha është të bëhem një kolonë kryesore e Romës, të ndihmojë ekipin të fitojë tituj”, u shpreh Kumbulla. /abcnews.al

The post “Dua tituj me Romën”, Kumbulla: Shqiptarët të fortë, kënaqesha në shtëpinë e gjyshërve appeared first on Abc News.

---- ----
-----