Ballina Showbiz Dua Lipa i prezantoi botës Shqipërinë etnike, vëmendjen e merr komenti i...

Dua Lipa i prezantoi botës Shqipërinë etnike, vëmendjen e merr komenti i Canës (FOTO)

266
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është në qendër të medieve rozë, pasi iu bashkua listës së njerëzve që i janë kthyer kundër “Apple” për shkak se harta e tij nuk e ndan Kosovën nga Serbia.

Ndërkohë ajo u përfshi edhe në një debat me këngëtaren serbe Jelena Karleusa dhe pas kësaj Dua publikoi në Instagram flamurin “autokton”, i cili për herë të parë u shfaq në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Në flamur shihen të pikturuara harta e Shqipërisë me Kosovën dhe Çamërinë, shoqëruar me dy portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Ndërsa me shkronja kapitale shkruhet: “AUTOCHTHONOUS”.

Komentet përbri fotos kanë qenë të shumta, ku nuk munguan edhe personazhe të njohur shqiptar, si moderatorja Albana Osmani apo futbollisti Lorik Cana. Ky i fundit, i njohur edhe si një patriot i flaktë ka shkruar: “O Tokë Tonë .”

FOTO:

The post Dua Lipa i prezantoi botës Shqipërinë etnike, vëmendjen e merr komenti i Canës (FOTO) appeared first on Lajme.al.

---- ----
----
-----
-----